E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, ka deklaruar se po planifikohet një peticion dhe grevë për aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në Info Magazine në Klan Kosova, ai ka folur edhe për letrat e dërguara deputetëve të Parlamentit Evropian dhe zyrtarëve të tjerë të BE-së, lidhur me këtë çështje.

Ai ka bërë të ditur edhe tri aktivitetet e ardhshme që po pkanifikohën të organizohen lidhur me vendimin në Hagë.

“Tri aktivitete, sonte do të jenë të ju ekskluzive. E para që do ta organizojmë është një peticion fizik brenda Kosovës dhe në diasporë, ku pretendojmë që t’i grumbullojmë afër 1 milion nënshkrime që t’i dërgojmë në Hagë, në Straburg dhe në Bruksel.”, ka thënë Tasholli.

Për aktivitetin e dytë ai ka thënë se po planifikohet një grevë.

“E dyta, që e kam folur me disa pjesëtarë të disa sindikatave të ndryshme që do ta organizojmë një grevë, ku 10 minuta çdo ditë deri në vendimin e Apelit, do të bllokohet Kosovë, do të shkojnë në pauzë institucionet, do të bllokohet komunikacioni, do të bllokohen institucionet.”, ka shtuar ai.

Kurse, Tasholli ka thënë se aktiviteti i tretë parasheh lansimin e disa videove me figura të ndryshme që do të flasin për UÇK-në.

“Dhe, e treta do të jenë 40 video me katër seri dhe me katër profile të ndryshme që do të flasin për UÇK-në. Do të flasin intelektualët, do të flasin nënat e dëshmorëve dhe do të jetë edhe jesë e influencerave që do të flasin për UÇK-në.”, ka thënë ai.

Lini një koment