E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMe homazhe dhe nderime, përcillet për në banesën e fundit Servet Pëllumbi

Me homazhe dhe nderime, përcillet për në banesën e fundit Servet Pëllumbi

Ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi u përcoll për në banesën e fundit pas homazheve në nder të tij të mbajtura në ambientet e TKOB.

Qindra njerëz morën pjesë në nderimet e fundit për socialistin dhe politikanin e njohur, miq, të afërm dhe përfaqësues të politikës që vlerësuar maturinë dhe ekuilibrin e tij si politikan dhe njëri.

Në përfundim të homazheve mbajtën një fjalë djali i tij, ish-deputeti socialist Arben Pëllumbi, ish-deputeti Namik Dokle dhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalimin e tij, Rama tregoi si kishte lindur simpatia e tij për Servet Pëllumbin dhe çfarë përcillte ish-kryetari.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjes të profesorit, nga ana tjetër të falënderoj Namikun që ndau zemërgjerësisht këtë përgjegjësi për të folur për profesorin, e prita me shumë lehtësim sepse isha në pamundësinë e plotë për të përgatitur një fjalë siç do duhej të përgatitej një student para profesorit”, tha mes të tjerash Rama.

Lini një koment