Tentoi ta sulmonte vëllain e mitur me thikë dhe sëpatë në Graçanicë, i dyshuari në arrati
Një person dyshohet se ka tentuar ta sulmojë vëllain e tij të mitur me thikë dhe sëpatë në Graçanicë, pasditen e së hënës. Siç njofton KosovaPress, pas ngjarjes i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati, ndërsa Policia e Kosovës po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Sipas KosovaPress, rasti është iniciuar si “kanosje”, ndërsa policia ende nuk ka dhënë informacione për identitetin e të dyshuarit. Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet që i mituri të ketë pësuar lëndime.
Rasti i Graçanicës vjen në një ditë kur policia raportoi edhe dhjetë raste të dhunës në familje në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit, me pesë të arrestuar dhe katër të dyshuar të tjerë në kërkim.