E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Kosova nis përgatitjet për Izraelin dhe Irlandën, Rexhepi zhvillon stërvitjen e parë

Kosova nis përgatitjet për Izraelin dhe Irlandën, Rexhepi zhvillon stërvitjen e parë

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin dhe Irlandën.

Siç njofton Telegrafi, Dardanët e kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, ku në fushë kanë zbritur 15 futbollistë.

Në mesin e tyre ka qenë edhe sulmuesi i Stuttgartit, Enis Rexhepi, i cili ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Ekipit i janë bashkuar sot edhe Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, të cilët i janë vënë në dispozicion përzgjedhësit Franco Foda për përgatitjet e këtyre dy sfidave.

Pjesa tjetër e futbollistëve ka zhvilluar një seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit, ndërsa atmosfera në kamp raportohet shumë e mirë dhe ekipi ka nisur punën me përkushtim maksimal.

Fillimisht, Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën në Prishtinë, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për renditjen në Grupin B3, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojë drejt Irlandës për ndeshjen e fundit të këtij edicioni.

Lini një koment