E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

Lëndimi e lë Arijon Ibrahimovicin jashtë Gjermanisë U21

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, nuk do të jetë në dispozicion të Gjermanisë U21 për dy ndeshjet miqësore kundër Belgjikës dhe Kroacisë.

Siç njofton Telegrafi, përzgjedhësi i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo, e ka zëvendësuar 20-vjeçarin me një futbollist tjetër, pasi Ibrahimovic ka pësuar një lëndim.

Sulmuesi ishte zëvendësuar që në pushimin mes pjesëve në humbjen 5-2 të Augsburgut nga Leipzigu, në ndeshjen e zhvilluar gjatë fundjavës.

Ibrahimovic është i huazuar te Augsburgu nga Bayern Munichu deri në fund të sezonit. Në shtatë paraqitje në Bundesligë ai ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asistim, ndërsa ka shënuar edhe një herë në Kupën e Gjermanisë.

Pavarësisht angazhimit të tij me grupmoshat e Gjermanisë, Kosova ende shpreson ta bindë Ibrahimovicin që në të ardhmen të zgjedhë fanellën e Kombëtares A. Përfaqësimi i tij në nivelin senior mbetet një mundësi shumë e rëndësishme për Dardanët.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë vendim të konfirmuar nga futbollisti për të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Lini një koment