Kina nuk e njohu Kosovën, por profesionistët shëndetsor të Kosovës po i njeh
Një tjetër prezantim ndërkombëtar i profesionistëve nga Kosova vjen nga fusha e mjekësisë, përkatësisht stomatologjisë.
Stomatologut nga Kosova, Dr. Almedin Berisha i njihet rasti shkencor dhe klinik në fushën e mjeksisë, përkatësisht Stomatologjisë, nga kompania e njohur kineze në fushën e mjeksisë.
Stomatologu nga Kosova po prezantohet në platformat ndërkombëtare të kompanisë kineze, me flamurin e Kosovës në publikimin e saj zyrtar por edhe në audiencën Kineze.
Kompania kineze, prodhuese e njohur e produkteve mjeksore stomatologjike, me bazë në Kinë, ka publikuar në platformat e saj të komunikimit, material promovues me doktorin e stomatologjisë kosovare Dr. Almedin Berisha, duke e prezantuar atë si profesionist internacional, të angazhuar në përdorimin e produkteve të saj për raste komplekse endodontike.
Në publikimin e kompanisë, Dr. Berisha prezantohet me flamurin e Republikës së Kosovës, duke e identifikuar qartë prejardhjen e tij profesionale dhe shtetërore.
Përveç prezantimit të profesionistit kosovar, kompania ka publikuar edhe një rast klinik të trajtimit endodontik kompleks, ku Dr. Berisha i është njohur si rast kompleks nga kjo kompani, ku dhe i është kërkuar leje për përdorimin e saj në aspektin shkencor dhe klinik në platformat e saj.
Publikimi paraqet një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e stomatologjisë dhe të përfshirjes së profesionistëve kosovarë në aktivitetet profesionale të kompanive ndërkombëtare.
Një element që e bën këtë prezantim veçanërisht interesant është përdorimi i flamurit të Kosovës në komunikimin publik të një kompanie me bazë në Kinë, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ky prezantim përbën një mundësi tjetër për promovimin e profesionistëve kosovarë dhe prezencës së tyre në industrinë ndërkombëtare të mjeksore.