E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përplasen dy automjete në Gramsh, plagosen dy persona

Përplasen dy automjete në Gramsh, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas raportimeve, nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ndërkohë, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.

Lini një koment