E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi!

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi!

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të Nikollë Radaçit, 57 vjeç, i cili me datën 3 maj të këtij viti aksidentoi 3 fëmijë prej të cilëve 2 humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak se bëhet fjalë për fëmijë të mitur.

Seanca zgjati vetëm pak minuta për shkak se për autorin u kërkua gjykim i shkurtuar dhe do të bëhet shqyrtim vendimi në seancën e ardhshme.

Bëhet e ditur se akuza për Nikollë Radaçin është lehtësuar për shkak se është hequr përdorimi i alkoolit dhe largimi nga vendi i ngjarjes. Këto janë përfituar nga amnistia që u aplikua pak kohë më parë.

Ndërkohë që avokati i tij mbrojtës Aleksandër Ndreaj pretendon se nga testi që atij ju bë pas aksidenti, rezultoi se ai kishte konsumuar një sasi të pakët alkooli.

Ndërkohë babai i fëmijës së plagosur thotë se lehtësimi i akuzës ndaj autorit është një padrejtësi e madhe. Ai thotë se kërkon që shteti të vendosë drejtësi dhe se kësaj do ti shkojë deri në fund duke ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Ndërkohë që me akuzën e mbetur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një të treti ai rrezikon nga 5 deri 20 vjet burg.

Lini një koment