E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind!

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind!

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha në Real Story se po rishikohet skema e pensioneve, me synimin për t’u garantuar një pension dinjitoz.

Malaj foli edhe për masat që po ndërmerren për 54 produktet e shportës, duke theksuar se deficiti i përllogaritur në arkën e shtetit për këtë ndërhyrje është mbi 20 milionë euro.

Sa i përket inflacionit, Malaj deklaroi se në Shqipëri ai ka qenë në nivelin 2.9%, brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas tij, arrin të paktën 4.1%.

“Po rishikojmë skemën dhe për këta që janë në pension është menduar bonusi mujor, t’u garantohet një pension dinjitoz. Po ndërmarrim masa për të targetuar produktet e shportës. Janë 54 produkte dhe, edhe nga vlerësimi që ka bërë ministria, deficiti që kemi është mbi 130 milionë euro. Mund të jetë edhe më shumë se aq, marrim parasysh që edhe ulja e çmimit të rrisë konsumin. Edhe kompensimi që jemi përpjekur të bëjmë, të ardhurat shtesë janë rreth 110 milionë euro dhe prapë kemi një deficit në arkën e shtetit. Po ta shohim edhe uljen e çmimit të naftës, pritshmëritë tona janë që të jetë 34 lekë të ulen. Kur i kombinojmë të gjitha së bashku, është një ulje e madhe. Inflacioni në Shqipëri ka qenë në masën e 2.9 për qind, brenda tavanit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa në vendet e Ballkanit Perëndimor është të paktën 4.1 për qind. Mesatarisht, inflacioni merret në normë mesatare”, tha ministri për ABC News.

Lini një koment