Egnatia kujton Dwamena-n: Tre vjet nga ajo ditë e dhimbshme, nuk të harrojmë kurrë!
Egnatia kujton Raphael Dwamena-n. Klubi rrogozhinas ka bërë sot një postim prekës në faqen zyrtare, duke kujtuar sulmuesin e ndarë nga jeta tragjikisht 3 vjet më parë, më 11 nëntor 2023, pas një sulmi në zemër.
“Kanë kaluar 3 vite që nga ajo ditë e dhimbshme, por kujtimi yt mbetet po aq i gjallë sa atëherë. Fusha e blertë ishte vendi, ku dhuroje pasionin tënd, por fati deshi që aty të mbetej edhe kujtimi yt i përjetshëm. Përgjithmonë, KF Egnatia do të përkulet me respekt dhe nderim përpara kujtimit tënd. Nuk do të të harrojmë kurrë Rafa! U prehsh në paqe Raphael Dwamena” – shkruhet në postimin e klubit rrogozhinas.
Dwamena ka qenë një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur në futbollin shqiptar. Ai u bë protagonist me fanellën e kampionëve të Shqipërisë dhe humbi jetën pas problemeve me zemrën gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani të 3 viteve më parë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.