E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›UEFA Nations League/ Skyttä: Jemi gati për gjithçka, Shqipërinë e mundim përsëri!

UEFA Nations League/ Skyttä: Jemi gati për gjithçka, Shqipërinë e mundim përsëri!

Beteja për vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C të UEFA Nations League 2026–27 është gjithmonë e më e ndezur me duelin Shqipëri-Finlandë në program për t’u luajtur të enjten mbrëma.

Për këtë ndeshje formacioni mik do të ketë mundësi që të mbështetet në shërbimet e një lojtari si Naatan Skyttä. Mesfushori i 1. FC Kaiserslautern humbi ndeshjen e parë ku Finlanda mundi Shqipërinë në një duel ku pak kush parashikonte fitoren e vendase për mënyrën si nisi ai takim.

Tani 24-vjeçari është gati pasi ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e la jashtë fushave për gati katër muaj dhe zbulon se do të jetë një armë më shumë për kombëtaren e tij në arritjen e objektivit, vendit të parë në Grupin 1 të Ligës C të UEFA Nations League 2026–27.

“Për fat të keq pësova një dëmtim serioz në ndeshjen e dytë të sezonit dhe qëndrova shumë kohë jasht fushave për t’u rikuperuar. Gjithsesi mund të them se tani ndihem mirë dhe se gjithçka e kam lënë pas. Tani kemi nisur të përgatitemi, por disa prej shokëve i kanë ende këmbët e lodhura pas impenjimeve në fundjavë si dhe kushtet e fushës këtu nuk janë optimale”, tha mesfuhsori pas seancës së parë stërvitore që zhvilloi Finlanda në “Selman Stërmasi”.

Sa i përket ndeshjes së të enjtes Skyttä ishte optimist dhe pohoi se fakti që “Air Albania” ishte “sold out” do të bënte këtë takim edhe më intrigues. “Atmosfera këtu është shumë e mirë. Ne i kemi mundur atje dhe mendoj se mund t’i mposhtim edhe këtu. Do të futemi në fushë me kurajë edhe pse e dimë se Shqipëria do të mbështetet tek publiku i vet. Fakti që stadiumi do të jetë i mbushur plot them se do ta bëjë ndeshjen edhe më të bukur pasi edhe lojtarët do të mundohen që të japin maksimumin”, analizoi Naatan Skyttä. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment