Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nder të 23 dëshmorëve (VIDEO)
Elbasani ka përkujtuar këtë të mërkurë 82-vjetorin e Çlirimit, me një ceremoni homazhesh në nder të dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese.
Para monumentit kushtuar tyre, të pranishëm janë veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor u mblodhën për të nderuar sakrificën e 23 partizanëve që dhanë jetën për çlirimin e qytetit, në nëntor të vitit 1944.