E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Apeli i GJKKO-së dënon përfundimisht me 7 vite burg ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri

Apeli i GJKKO-së dënon përfundimisht me 7 vite burg ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe dënoi përfundimisht me 7 vite burg Oltion Bistrin, ish-shefin e operacionales, siç njofton Shqiptarja.com. Apeli i GJKKO-së e shpalli fajtor edhe për pastrim parash dhe për korrupsion pasiv.

Trupi gjykues që shqyrtoi çështjen përbëhej nga Nertina Kosova, Enton Dhimitri dhe Iliriana Olldashi.

Shkalla e Parë kishte rrëzuar akuzat për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Ajo e kishte dënuar Bistrin me 3 vite burg, të konvertuara në 2 vite shërbim prove.

Apeli i GJKKO-së urdhëroi gjithashtu konfiskimin e 1 milion eurove në cash, 3 apartamenteve dhe 2 bizneseve.

Lini një koment