E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›FSK-ja konfirmon incidentin gjatë trajnimit: Një pjesëtar pësoi lëndime të lehta

FSK-ja konfirmon incidentin gjatë trajnimit: Një pjesëtar pësoi lëndime të lehta

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar se një pjesëtar i saj ka pësuar lëndime të lehta gjatë një aktiviteti trajnues në njërin prej poligoneve ushtarake.

Në një reagim lidhur me raportimet e mediave për incidentin gjatë ushtrimeve me municione, FSK-ja ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më herët, pa dhënë detaje të tjera për rrethanat e incidentit.

FSK-ja ka theksuar se gjatë realizimit të trajnimeve me municione përballet me rrezikshmëri të lartë, por paraprakisht ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve.

Sipas njoftimit, këto masa përfshijnë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit, si dhe angazhimin e ekipeve mjekësore për evakuim të mundshëm gjatë aktiviteteve.

Institucioni ka bërë të ditur se të gjitha masat e sigurisë janë në përputhje me procedurat standarde të FSK-së dhe standardet e NATO-s.

“FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë, në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut”, thuhet në reagim.

Në fund, FSK-ja ka ritheksuar përkushtimin për rritjen e vazhdueshme të sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëtarëve të saj.

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms

Lini një koment