Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ambasadori i Rusisë në SHBA, Alexander Darçiev
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darçiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme ruse.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e emëroi Darçievin ambasador në Uashington në mars të vitit 2025.
Diplomati veteran, i njohur më parë për kritikat e tij publike ndaj Perëndimit, u caktua në këtë detyrë për të udhëhequr përpjekjet për afrimin e Moskës me administratën e Donald Trump, një proces që ka shkaktuar shqetësim në Ukrainë dhe në vendet evropiane.