Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027
Në përgjigje të interesit të medias, Rama konfirmoi edhe një herë se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë.
“Po patjetër, Shqipëria është planifikuar si pritësja e radhës e Samitit të NATO.
Çështja është, që ska ende një qëndrim të përbashkët se kur Samiti do të mbahet. Me siguri, jo në 2027. Dhe në 2028 nëse do të ketë një Samit, do të mbahet në Tiranë. Kjo është e gjitha”, u shpreh Rama.