Samitit i Komunitetit Politik Europian në Dublin, Rama takohet me Zelenskyn
Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian, që po zhvillohet në Dublin të Irlandës.
Takimi mes dy liderëve zhvillohet në kuadër të samitit, ku në fokus të diskutimeve janë siguria e Europës, zgjerimi i Bashkimit Europian dhe përballja me kërcënimet hibride.
Në axhendën e takimit të liderëve europianë janë gjithashtu çështjet që lidhen me sigurinë energjetike dhe luftën në Ukrainë, ndërsa vendet europiane vijojnë të riafirmojnë mbështetjen për Kievin përballë agresionit rus.
Samiti i Komunitetit Politik Europian mbledh liderë nga vende të ndryshme të kontinentit për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit politik e të sigurisë në Europë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.