Veliaj kallëzon drejtorëshën e Përgjithshme të Burgjeve Sadleva Bodo për shpërdorim detyre
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, siç njofton BalkanWeb.
Kallëzimi lidhet me transferimin e Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit. Sipas Veliajt, transferimi është kryer në shkelje të ligjit.
Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Veliaj kërkon hetimin e përgjegjësisë së drejtueses së sistemit penitenciar për vendimin e transferimit.