E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dy vatra zjarri në Gramsh që prej së enjtes, era e fortë përhap flakët, zjarrfikësit në terren

Dy vatra zjarri në Gramsh që prej së enjtes, era e fortë përhap flakët, zjarrfikësit në terren

Dy vatra zjarri janë regjistruar në Gramsh që prej mbrëmjes së së enjtes, rreth orës 20:00, dhe era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, siç njofton Shqiptarja.com.

Njëra vatër është regjistruar në fshatin Lleshaj, në vendin e quajtur “Lugu i Qafës”, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre.

Vatra tjetër është regjistruar në fshatin Skënderbegas, në vendin e quajtur “Dardhëz”, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha.

Zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe mbajtjen e tyre nën kontroll, por ndërhyrja e tyre vështirësohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë.

Lini një koment