E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Durrës/ Merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, pranga 35-vjeçarit

Durrës/ Merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, pranga 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, siç njofton Shqiptarja.com, pasi dyshohet se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Qerretit. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, përmes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, finalizoi operacionin e koduar “Qerret”, pas informacionit të marrë në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e Qerretit dhe pas hetimeve me metoda proaktive.

U arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Qerret u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 1.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në paketa gati për shitje, 1 peshore elektronike dhe 2 telefona celularë. Nga hetimet rezultoi se ai shpërndante lëndë narkotike në zonën e Qerretit dhe më gjerë në Durrës, te persona të ndryshëm, në doza të vogla.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Lini një koment