E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kosova e Turqia synojnë bashkëpunim në menaxhim të ujërave dhe ndërtim të digave

Kosova e Turqia synojnë bashkëpunim në menaxhim të ujërave dhe ndërtim të digave

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në menaxhimin e ujërave, ndërtimin e digave dhe mbrojtjen e lumenjve.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar rëndësinë e përvojës së Turqisë për projektet që planifikohen të realizohen në Kosovë.

“Përvoja e Turqisë është një vlerë e rëndësishme për projektet që po planifikojmë në Kosovë. Synimi ynë është të sigurojmë më shumë ujë dhe menaxhim më të qëndrueshëm të burimeve ujore”, ka shkruar Pacolli.

Ajo gjithashtu ka falënderuar ministrin turk për gatishmërinë për të ofruar ndihmë.

Lini një koment