E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë

Sekuestrohen gjashtë ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorit në Drinin e Bardhë

Inspektorati i Mjedisit ka zhvilluar të enjten një aksion përgjatë zonës së lumit Drini i Bardhë, ku ka evidentuar operatorë ekonomikë që dyshohet se po kryenin eksploatim të kundërligjshëm të zhavorit.

Gjatë aksionit janë sekuestruar gjashtë ekskavatorë në komunat e Prizrenit, Pejës dhe Rahovecit.

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa në të gjitha mjetet janë vendosur shiritat zyrtarë për ndalimin e punimeve.

Përmes një postimi, Pacolli ka theksuar se institucionet do të ndërmarrin masa ndaj çdo veprimtarie që dëmton pasuritë natyrore.

“Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin”, ka shkruar ajo.

Lini një koment