FOKUS – Çfarë ndodh me shërbimet qeveritare në mbarë Evropën nëse ndërpritet Microsoft?
NJU JORK, 14 nëntor /ATSH – AA/ – Një ndërprerje globale që preku shërbimet e Microsoft-it shkaktoi sot probleme në institucionet qeveritare, administratat publike dhe shërbime të tjera publike në disa vende evropiane.
Në Norvegji, disa ministri raportuan probleme me qasjen në shërbimet e Microsoft-it, përfshirë postën elektronike, që nga mbrëmja e së enjtes.
Ministria e Dixhitalizimit dhe Administratës Publike tha për transmetuesin norvegjez NRK se Organizata për Dixhitalizim (DIO) e ministrisë kishte kontaktuar Microsoft-in, i cili u përgjigj se po punonte për zgjidhjen e problemit.
Policia norvegjeze hasi në vështirësi me Microsoft Teams, veçanërisht gjatë kryerjes së thirrjeve ose pjesëmarrjes në mbledhje si dhe pati ndërprerje në Microsoft Copilot. Megjithatë, Drejtoria e Policisë bëri të ditur se këto ndërprerje nuk prekën sistemet qendrore të policisë apo kapacitetet e saj operacionale.
Edhe Parlamenti i Norvegjisë u prek nga ky problem, ku të gjithë ligjvënësit raportohet se humbën qasjen në shërbimet e postës elektronike.
Në Danimarkë, parlamenti raportoi gjithashtu probleme operacionale me shërbimet e postës elektronike ndërsa sistemet e tjera vazhdojnë të funksionojnë normalisht.
Edhe Britannia e Madhe rapportoi probleme të ngjashëm.
Shtetet nuk do të ndalonin së funksionuari, por shumë shërbime publike mund të pësonin bllokime ose vonesa, pasi një pjesë e madhe e administratave përdorin teknologjinë Microsoft për komunikimin, dokumentet, arkivat dhe sistemet informatike.
Çfarë do të ndodhte me qeveritë?
Administrata publike: Ministritë dhe institucionet mund të humbnin përkohësisht aksesin në dokumente, arkiva dhe platformat e punës.
Policia dhe siguria: Mund të ndërpriteshin komunikimet e brendshme dhe disa sisteme informatike.
Ushtria dhe mbrojtja: Mund të krijoheshin vështirësi në koordinimin administrativ dhe komunikimin institucional.
Shëndetësia: Spitalet mund të kishin probleme me aksesin në të dhënat dhe sistemet informatike.
Tatimet dhe financat: Mund të pësonin ndërprerje shërbimet fiskale, pagesat dhe procedurat elektronike.
Diplomacia: Ambasadat dhe ministritë e Jashtme mund të kishin vështirësi në komunikimin dhe shkëmbimin e dokumenteve.
Një sërë faqesh zyrtare qeveritare raportuan se aktualisht nuk mund të marrin e-maile për shkak të një ndërprerjeje globale të Microsoft-it.