E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›KUBË – Diaz-Canel: Po përgatitemi për një sulm të mundshëm ushtarak amerikan

KUBË – Diaz-Canel: Po përgatitemi për një sulm të mundshëm ushtarak amerikan

MEKSIKO SITI, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Kuba po përgatitet për mundësinë e një sulmi ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, deklaroi presidenti kuban Miguel Diaz-Canel, pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat u interpretuan gjerësisht si një kërcënim ndaj vendit ishullor.

“Jemi të vendosur të zmbrapsim çdo përpjekje për agresion të huaj ushtarak kundër vendit tonë”, deklaroi Díaz-Canel.

Megjithatë, presidenti kuban theksoi se Kuba është një vend paqësor dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Gjatë një interviste të enjten me drejtuesin e radios Hugh Hewitt, presidenti Trump u pyet nëse do të merrte në konsideratë një ndërhyrje ushtarake për ta “çliruar” Kubën. Përgjigjja e tij ishte se “Donte ta zgjidhte çështjen e Kubës përpara se të largohej nga detyra”.

“Po e vëzhgojmë nga shumë afër. Ajo po kalon shumë keq. Në thelb është një vend, një komb i dështuar, sido që të dëshironi ta quani”, u shpreh Trump.

Mandati presidencial i Donald Trump përfundon në janar të vitit 2029. /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment