E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha “braktis” thirrjet për protesta, rikthehet te bashkëbisedimi live me qytetarët në rrjetet sociale

Kjo e shtunë e gjen kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me një njoftim disi më të qetë se thirrjet e zakonshme për protesta kombëtare.

Kryedemokrati duket se ka vendosur t’i rikthehet traditës së vjetër të bashkëbisedimeve me qytetarët në rrjetet sociale, duke i ftuar të dielën në një takim virtual, ku të paktën nuk nevojitet dalja në shesh.

“Miq, në orën 12:00 ju ftoj të ndiqni bashkëbisedimin live në rrjetet sociale. Mirëpres pyetjet tuaja”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Mbetet për t’u parë nëse bashkëbisedimi do të sjellë ndonjë zhvillim të ri politik apo do të shërbejë si një tjetër rast për të përsëritur qëndrimet e njohura të opozitës.

Lini një koment