FOKUS – Irani dhe jo Ukraina në qendër të takimit Trump-Xi-Putin
UASHINGTON, 14 nëntor /ATSH-AFP/ -Presidenti amerikan Donald Trump pritet të diskutojë çështjen e Iranit, por jo luftën në Ukrainë, gjatë takimit të planifikuar të enjten e ardhshme në Kinë me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Puti, bëri të ditur një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti gjatë një komunikimi me gazetarët.
“Besoj se presidenti ka ndërmend ta trajtojë çështjen e Iranit gjatë takimit trepalësh me Xi Jinping dhe Vladimir Putin”, deklaroi zyrtari.
Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin kinez Shenzhen.
Sa i përket Ukrainës, zyrtari shpjegoi se ”Uashingtoni po zhvillon një proces të veçantë negociatash me Kievin dhe Moskën”.
Ai theksoi se Kina nuk është drejtpërdrejt pjesë e këtij procesi dhe për këtë arsye nuk konsiderohet e përshtatshme që çështja e luftës në Ukrainë të diskutohet në takimin trepalësh.
Takimi pritet të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare, pasi do të mbledhë në të njëjtën tryezë drejtuesit e tri fuqive të mëdha, në një moment tensionesh të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht lidhur me Iranin dhe luftën në Ukrainë. /Ad.Ab./ a.jor.