E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Bota›Kriza në Ngushticën e Hormuzit: Izraeli do të furnizojë Gjermaninë me karburant avionësh

Kriza në Ngushticën e Hormuzit: Izraeli do të furnizojë Gjermaninë me karburant avionësh

Izraeli do të transferojë karburant për avionë drejt Gjermanisë, pasi Berlini kërkoi ndihmë ditët e fundit për shkak të krizës në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria izraelite e Energjisë përmes një deklarate zyrtare.

Sipas ministrisë, koordinimi i dërgesave do të realizohet në bashkëpunim me rafineritë, megjithëse nuk janë dhënë detaje mbi sasinë e karburantit apo afatet e furnizimit.

Autoritetet izraelite thanë gjithashtu se do të shqyrtojnë mënyra për të ndihmuar Gjermaninë edhe në çështjen e gazit natyror.

Ministria izraelite e Energjisë deklaroi se marrëveshja u arrit nga ministri i Energjisë Eli Cohen dhe ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar.

Ky i fundit ia komunikoi vendimin homologut të tij gjerman gjatë një vizite zyrtare në Berlin.

Lini një koment