E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Superliga: Shtyhet Besëlidhja-Kamza, miqve u aksidentohen disa lojtarë

Superliga: Shtyhet Besëlidhja-Kamza, miqve u aksidentohen disa lojtarë

Ndeshja mes Besëlidhjes dhe Kamzës, e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës shqiptare të basketbollit për meshkuj, është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet sot (të shtunën) siç ishte në program.

Shkaku i këtij vendimi ka qenë një aksident rrugor ku janë përfshirë disa lojtarë të ekipit mik. Incidenti i ditës së premte ka shtyrë Federatën Shqiptare të Basketbollit që të shtyjë takimin, i cili ishte në program për t’u transmetuar sot në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar në orën 19:00.

Ky vendim është marrë njëanësisht pasi Besëlidhja nuk ka qenë dakord që ndeshja e programuar për t’u zhvilluar në Pallati i Sportit Asllan Rusi të shtyhej. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment