Japonia mposht Brazilin 3-2, “skuqen” Ancelotti dhe Raphinha
Brazili u mund nga Japonia me shifrat 3-2 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Singapor. Pasi kaloi në disavantazh të dy golave, skuadra amerikano-latine reagoi dhe arriti që të kthente ekuilibrat falë Vinicius Júnior.
Në minutat e fundit Japonia goditi përsëri duke gjetur golin e tretë falë “heroit” të ndeshjes Tatsuhiro Sakamoto.
Pas këtij episodi në kampin e pesë herë kampionëve disa protagonistë humbën qetësinë. Në minutat shtesë kryesori vendas J.Foo i tregoi të kuqin trajnerit Carlo Ancelotti dhe sulmuesit Raphinha. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.