Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit, Foda pa shumë ndryshime
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme, të shtunën, ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”, me disa ndryshime të vogla në formacion, por duke ruajtur boshtin kryesor të skuadrës, siç njofton Telegrafi.
Sipas Telegrafit, Dardanët pritet të paraqiten me skemën 3-4-3, sikurse në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë, dhe në formacion priten vetëm dy ndryshime të detyruara.
Ndryshimi i parë pritet në portë, ku pritet të jetë Amir Saipi, ndërsa Kreshnik Hajrizi pritet të marrë vendin e Lumbardh Dellovës së lënduar.
Në repartin mbrojtës parashikohet të luajnë Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi dhe Ron Raçi, ndërsa në krahë pritet të jenë Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda. Mesfusha pritet të përbëhet nga Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, i cili shihet i favorizuar ndaj Elvis Rexhbeçajt të rikthyer, ndërsa në fazën ofensive Foda mund t’u besojë Edon Zhegrovës, Vedat Muriqit dhe Baton Zabërgjës, duke e lënë përsëri në bankë Fisnik Asllanin.
Ndeshja Kosovë–Izrael zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00, dhe është e vlefshme për raundin e pestë të Grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.