E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

Është mbyllur Asambleja e Partisë Socialiste që u thirr këtë të shtunë në Gjirin e Lalzit, në fokus të së cilës ishte përgatitja për zgjedhjet lokale të 9 Majit.

Kryeministri Edi Rama vazhdon t’i besojë Ogerta Manastirliut, drejtimin politik të qarkut e Tiranës, ndërsa konkretisht për bashkinë e kryeqytetit, do të jenë përgjegjës dhe Albana Koçiu dhe Ervin Demo. Nga ana tjetër, Taulant Balla do të jetë drejtues politik për bashkitë e tjera të qarkut të Tiranës.

Ndryshe nga sa u raportua fillimisht se në fund të mbledhjes do të kishte një votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa asnjë prej protagonistëve nuk ka folur deri tani për mediat e pranishme.

Lini një koment