E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në Thumanë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin, shpëton bashkëshortja

Aksident në Thumanë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin, shpëton bashkëshortja

Një aksident i rëndë ndodhi pak më parë në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, pranë Luzit, siç njofton Shqiptarja.com.

Sipas Shqiptarja.com, këmbësori Palkin Filopati, 65 vjeç, nga Mirdita, po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet tip Mercedes, i drejtuar nga Floxhen Bardhi.

65-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ndodhej vetëm pak metra larg tij, shpëtoi për mrekulli, njofton Shqiptarja.com.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë kalimi i pakujdesshëm i këmbësorit në rrugë dhe shpejtësia e lartë e automjetit të drejtuar nga Bardhi.

Lini një koment