E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

Pasi bllokuan për disa minuta rrethrrotullimin e Zogut të Zi me një kosh mbeturinash, të cilit i vunë flakën, protestuesit kanë vijuar marshimin në Unazën e Tiranës.

Marshimi po zhvillohet i qetë, pa konfrontime me efektivët e policisë, pasi protestuesit janë lejuar të lëvizin lirshëm dhe po shoqërohen në distancë nga forcat e rendit.

Gjatë marshimit në Unazën e Tiranës, protestuesit po marrin koshat e mbeturinave që gjejnë përgjatë rrugës dhe po i vendosin në itinerarin ku kalojnë.

Lini një koment