E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë, vendim i bërë publik në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka falënderuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë, duke u shprehur se do të vijojë punën në çdo lagje dhe njësi të kryeqytetit.

Koçiu e cilësoi Tiranën si pikënisjen e fitores së Partisë Socialiste drejt objektivit “Shqipëria 2030”.

“Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë. Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë. Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialis të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt ‘#SHQIPËRIA2030′”, shkruan Koçiu.

Lini një koment