E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

Protesta e thirrur nga studentët, nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim në rrugët e Tiranës.

Qarkullimi në Zogun e Zi u bllokua, teksa disa prej protestuesve hoqën kangjellat e trotuareve. Po ashtu i është vënë flaka disa koshave dhe shkatërruan stacionet e autobusëve.

Tani ata janë vendosur përpara Kryeministrisë.

Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

Lini një koment