E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Pentagoni shqyrton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave amerikane nga Europa, shumë më pak sesa i trembeshin aleatët e NATO-s

Pentagoni shqyrton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave amerikane nga Europa, shumë më pak sesa i trembeshin aleatët e NATO-s

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po planifikon tërheqjen e rreth 5 mijë trupave amerikane nga Europa, një shifër shumë më e ulët nga sa kishin frikë aleatët evropianë të NATO-s, siç njofton Shqiptarja.com duke iu referuar Bloomberg-ut dhe burimeve të informuara mbi diskutimet brenda administratës amerikane.

Pjesa më e madhe e reduktimit pritet të prekë Gjermaninë, ku është përqendruar një pjesë e konsiderueshme e pranisë ushtarake amerikane në kontinent.

Vendet evropiane anëtare të NATO-s kishin shprehur shqetësimin se Pentagoni mund të tërhiqte deri në 25 mijë ushtarë nga rreth 80 mijë trupat amerikane të dislokuara në Evropë.

Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe pritet që vetë Trump të përcaktojë numrin e trupave që do të largohen.

Lëvizja vjen në një moment tensionesh mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë, pasi Trump i ka kritikuar vazhdimisht vendet e NATO-s për mungesën e mbështetjes ndaj SHBA-së dhe Izraelit në luftën kundër Iranit. Tërheqja e mundshme pritet të hapë debat të ri brenda NATO-s për ndarjen e përgjegjësive dhe sigurinë e Evropës.

Lini një koment