E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Aksident i rëndë në Iran, autobusi me punëtorë del nga rruga, 12 të vdekur

Aksident i rëndë në Iran, autobusi me punëtorë del nga rruga, 12 të vdekur

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 16 u plagosën kur një autobus që transportonte punonjës të një kompanie nafte u përmbys mbrëmë në provincën Ilam , në Iranin perëndimor, tha sot guvernatori i distriktit Abdanan, Behzad Nurmohamadi.

Nurmohammadi i tha agjencisë iraniane IRNA se të plagosurit u transferuan në spitalet në Ilam, Dehloran, Dezful dhe Abdanan për trajtim.

Sipas tij, në vendngjarje u dërguan 12 ekipe shpëtimi me 32 anëtarë, gjashtë ambulanca dhe gjashtë automjete për ndihmë dhe shpëtim.

Lini një koment