E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Maratona e Tiranës 2026, fituesit sipas kategorive

Maratona e Tiranës 2026, fituesit sipas kategorive

Është zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës.

Atletja shqiptare Luiza Gega triumfon në distancën legjendare prej 42 kilometrash për femra, duke kaluar vijën e finishit me kohën fantastike 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda!

Vendi i Parë në Maratonën e Tiranës 2026 për meshkuj u fitua nga Fatjon Konomi.

Gjysmëmaratona (21 KM) u fitua nga Bledar Mesi për meshkuj dhe Redia Dauti për femra.

Fituese në Kategorinë 10 Km për femra ishte Elizabeta Marku, ndërsa në garën 10 kilometra për meshkuj, vendin e parë e zuri Dmytro Didovodiuk.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment