FOKUS – Netanyahu kërkon front të përbashkët politik kundër kërcënimit iranian
TEL AVIV, 15 nëntor /ATSH – AA/ – Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk tërhiqet nga kërkesa për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme për të garantuar sigurinë e vendit.
Në një deklaratë të publikuar pas përfundimit të pushimit të së shtunës hebraike, Netanyahu theksoi se formimi i një qeverie të tillë është i domosdoshëm për përballimin e sfidave të sigurisë me të cilat përballet Izraeli.
Kreu i qeverisë në detyrë rikonfirmoi gjithashtu angazhimin për rifillimin e luftës, me synimin për të eliminuar, siç u shpreh ai, “kërcënimin iranian njëherë e përgjithmonë”.
Mesazhi i Netanyahut i drejtohet publikut izraelit, por shihet edhe si një apel i tërthortë ndaj liderit të opozitës, Gadi Eisenkot, i cili pas zgjedhjeve të fundit është ngarkuar me përpjekjet për formimin e një qeverie të re.
Eisenkot synon të krijojë një shumicë të re qeverisëse pa përfshirjen e Netanyahut, duke e bërë të pasigurt perspektivën e propozimit për një qeveri të unitetit kombëtar.