E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Diva 2025, Tatimet rimbursojnë 1.400 individë me 217 mijë euro

Diva 2025, Tatimet rimbursojnë 1.400 individë me 217 mijë euro

Administrata Tatimore njofton se deri më tani janë 1.430 individë përfitues të rimbursimit për tatimin e mbipaguar gjatë vitit të kaluar, siç njofton Shqiptarja.com, ndërsa vlera totale e rimbursimeve arrin në rreth 217 mijë euro.

Kjo është një lehtësi fiskale që vjen për herë të parë për prindërit me fëmijë nën 18 vjeç dhe krijon mundësi përfitimi nga deklarimi korrekt i të ardhurave.

Procesi i rimbursimit po vijon, me synimin që të përfitojnë të gjithë qytetarët që në dorëzimin e deklarimit DIVA 2025 rezultojnë me tatim të mbipaguar.

Lini një koment