E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë

Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Bjellorusisë, duke kaluar në avantazh 2-0 në minutën e 57-të të ndeshjes vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Ishte mbrojtësi Elseid Hysaj ai që realizoi golin e dytë për kuqezinjtë, duke afruar edhe më shumë skuadrën shqiptare me objektivin e promovimit direkt në Ligën B.

Shqipërisë i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Bjellorusia kishte vetëm një alternativë për të arritur objektivin e saj: fitoren.

Me avantazhin prej dy golash, kuqezinjtë janë shumë pranë rikthimit në nivelin e dytë të Ligës së Kombeve, pas rënies në Ligën C.

Lini një koment