Alarm! Maran pranë rekordit historik te Oto Bariç, por për Kombëtaren është shumë shqetësuese
Trajneri Rolando Maran ka treguar deri tani se nuk mbështetet tek elementet e rinj në fushë.
Lista e Kombëtares ndaj Finlandës tregon 23 lojtarë, që japin një moshë mesatare 28,4 vjeç për futbollist.
Ky është një nga rastet e rralla për Ligën e Kombeve në nëntor. Vetëm Islanda me moshën 28,7 vjeç qëndron mbi kuqezinjtë. Te Kombëtarja, asnjë nuk është më i ri se Luis Hasa. 22 vjeçari ndërkohë nuk projektohet në formacion.
“Panorama Sport”, sjell për herë të parë në vëmendje një rekord historik, i cili mund të thyhet sot më 12 nëntor në “Air Albania”. Maran mund të thyejë rekordin e vendosur nga Oto Bariç, i cili më 11 tetor 2006 ndaj Holandës në transfertë e rreshtoi Shqipërinë me moshën mesatare 29,9 vjeç.
Maran ishte më pranë se kurrë rekordit, pikërisht në sfidën e tij të parë zyrtare ndaj Bjellorusisë. Mosha mesatare e kuqezinjve në “Air Albania” kapi shifrën 29,8 vjeç.
Shifra të tilla janë mjaft shqetësuese për të ardhmen. Megjithatë, Maran shfaqet i fokusuar vetëm te sigurimi i vendit të parë.
Lista me 23 lojtarë nga Maran ndaj Finlandës, mosha mesatare: 28, 4 vjeç:
Etrit Berisha – 37 vjeç
Alen Sherri – 28 vjeç
Mario Dajsinani – 27 vjeç
Mario Mitaj – 23 vjeç
Elseid Hysaj – 32 vjeç
Arlind Ajeti – 33 vjeç
Berat Gjimshiti – 33 vjeç
Naser Aliji – 32 vjeç
Elhan Kastrati – 28 vjeç
Klisman Cake – 27 vjeç
Ardian Ismajli – 30 vjeç
Stavro Pilo – 25 vjeç
Kristjan Asllani – 24 vjeç
Ernest Muçi – 25 vjeç
Qazim Laçi – 30 vjeç
Juljan Shehu – 28 vjeç
Taulant Seferi – 29 vjeç
Ylber Ramadani – 30 vjeç
Luis Hasa – 22 vjeç
Rei Manaj – 29 vjeç
Kristian Shpendi – 23 vjeç
Myrto Uzuni – 31 vjeç
Mirlind Daku – 28 vjeç
Arbër Hoxha – 28 vjeç
Katër lojtarët që u dërguan në tribune:
Samuele Sina – 19 vjeç
Ysni Ismaili – 24 vjeç
Feta Fetai – 21 vjeç
Klevi Qefalija – 22 vjeç
Maran mban vendin e dytë në historinë e Kombëtares, sa i përket formacionit me moshën mesatare më të madhe. Bëhet fjalë për 29,8 vjeç më 26 shtator ndaj Bjellorusisë. Sfida e fituar 2-0 nga kuqezinjtë në “Air Albania”.
Rekordi historik u vendos më 11 tetor 2006, Holandë-Shqipëri (2-1) me Oto Bariç si trajner. Mosha mesatare 29,9 vjeç.