E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Franca ndalon shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve pas përshkallëzimit të protestave

Franca ndalon shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve pas përshkallëzimit të protestave

Franca ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave në disa qytete të vendit, ku mjetet piroteknike u përdorën kundër forcave të policisë dhe pranë institucioneve arsimore, siç njofton Shqiptarja.com.

Vendimi u bë publik nga Ministria e Brendshme franceze përmes një postimi në platformën X. Masa do të mbetet në fuqi deri më 27 nëntor dhe synon parandalimin e përshkallëzimit të situatës, si dhe mbrojtjen e rendit publik.

Sipas autoriteteve, masa synon shmangien e incidenteve të mëtejshme gjatë bllokadave pranë shkollave të mesme dhe universiteteve, si dhe gjatë tubimeve dhe demonstratave në të gjithë vendin.

Protestat në Francë nisën në shtator, fillimisht me kërkesa të nxënësve për rinovimin e ndërtesave shkollore, më shumë mësues dhe reforma në universitete. Me kalimin e kohës, lëvizja u zgjerua dhe përfshiu edhe pakënaqësinë për rritjen e kostos së jetesës, ndërsa iu bashkuan sindikatat dhe aktivistët politikë. Disa nga demonstratat u shoqëruan me përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Lini një koment