E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›BRUKSEL – Negociatat për paqen në Ukrainë, Tajani: Të vijojmë me vendimet e marra nga Këshilli i BE-së

BRUKSEL – Negociatat për paqen në Ukrainë, Tajani: Të vijojmë me vendimet e marra nga Këshilli i BE-së

BRUKSEL, 16 nëntor /ATSH-ANSA/ – Italia kërkon që negociatat për paqen në Ukrainë, të vijojnë sipas formatit të përfaqësimit të përcaktuar më parë nga Këshilli i Bashkimit Evropian, pa ndryshuar vendimet e marra për përbërjen e delegacionit evropian.

Këtë qëndrim e shprehu zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në Bruksel, në përfundim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, kur u pyet për kërkesën e Spanjës, që të përfshihet në tryezën e negociatave për paqen në Ukrainë.

“Janë vendime të marra nga Këshilli. Është krijuar një delegacion dhe kështu do të vazhdohet”, deklaroi Tajani.

Deklarata e ministrit italian lidhet me diskutimet për përfaqësimin e vendeve evropiane, në negociatat e mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Spanja ka kërkuar të ketë një vend në tryezën e bisedimeve, ndërsa Tajani theksoi se duhet të respektohet formati i miratuar tashmë nga Këshilli i BE-së.

Në këtë mënyrë, Italia shpreh mbështetjen për vazhdimin e procesit, sipas përfaqësimit të përcaktuar nga vendet anëtare, pa rihapur çështjen e përbërjes së delegacionit. /

Lini një koment