E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaZhduket një vajzë 14-vjeçare në Detroit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket një vajzë 14-vjeçare në Detroit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Detroitit po kërkon ndihmën e publikut për gjetjen e një vajze 14-vjeçare që rezulton e zhdukur që prej ditës së mërkurë.

Sipas autoriteteve, Paris Boylan nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit më 6 maj, në zonën e bllokut 15400 të rrugës St. Mary’s në Detroit.

Ajo është parë për herë të fundit e veshur me një xhaketë ngjyrë blu të errët, një bluzë të zezë me logon “Old Redford School”, pantallona të zeza dhe atlete blu të markës “Jordan”.

Policia ka publikuar edhe përshkrimin fizik të vajzës:

  • Mosha: 14 vjeç
  • Gjatësia: 5 këmbë e 2 inç
  • Flokët: të zeza
  • Pesha: rreth 115-120 paund
  • Sytë: ngjyrë kafe

Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e Paris Boylan, lutet të kontaktojë Komisariatin e 8-të të Policisë së Detroitit në numrin 313-596-5740 ose Crime Stoppers në 1-800-Speak Up.

Lini një koment