E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kontrabandë mallrash në Kapshticë, arrestohet një shofer autobusi, procedohet një tjetër

Kontrabandë mallrash në Kapshticë, arrestohet një shofer autobusi, procedohet një tjetër

Policia Kufitare e Kapshticës ka zbuluar dy raste të dyshuara të kontrabandës së mallrave gjatë kontrolleve në vijën e dytë. Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa një 29-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit në autobusin që drejtohej nga shtetasi Sh. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, policia gjeti cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.

Ndërsa në autobusin e drejtuar nga shtetasi M. G., 29 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë, u gjetën steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.

Të gjitha mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Lini një koment