Konferencë në Prishtinë për vrasjen e një shtetasi amerikan dhe varjen e një gruaje shqiptare
Një konferencë për media do të mbahet sot (16 nëntor), në orën 18:00, në Hotel “Prishtina”, lidhur me zbardhjen e një rasti kriminal që përfshin vrasjen e një shtetasi amerikan dhe varjen e një gruaje shqiptare.
Sipas njoftimit të organizatorëve, në konferencë do të marrin pjesë vëllai i viktimës, shtetas amerikan, si dhe detektivi Fatmir Bardhoci, i cili thuhet se është autorizuar nga Kongresi amerikan për të hetuar rastin.
Gjatë konferencës pritet të jepen informacione lidhur me hetimin dhe përpjekjet për zbardhjen e rrethanave të këtyre ngjarjeve kriminale.
Deri më tani, në njoftimin për media nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për identitetin e viktimave, kohën apo vendin ku kanë ndodhur rastet.