E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Trump për kaosin në aeroporte: Një pajisje shumë e vjetër pësoi “atak në zemër”, Kongresi do të na japë fondet për ta rregulluar

Trump për kaosin në aeroporte: Një pajisje shumë e vjetër pësoi “atak në zemër”, Kongresi do të na japë fondet për ta rregulluar

Pak para nisjes së udhëtimit të tij në Azi, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për gazetarët, duke komentuar kaosin e fundit në aeroporte, si dhe skandalin e Nvidia-s.

Presidenti amerikan theksoi se “ajo që patë të premten ishte një pajisje shumë, shumë e vjetër, e cila pësoi një lloj ataku në zemër”.

Trump mohoi çdo përgjegjësi për incidentin që la në tokë dhjetëra mijëra fluturime dhe preku dhjetëra mijëra udhëtarë, duke deklaruar: “Unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi”, ndërsa fajësoi infrastrukturën e vjetëruar të aviacionit.

Megjithatë, ai nënvizoi se “e vetmja gjë pozitive që del nga kjo është se jam i sigurt që Kongresi tani do të na japë fondet për ta rregulluar këtë problem”.

Administrata e tij po kërkon financim nga Kongresi për zëvendësimin e sistemeve të vjetra.

Ndërkohë, Trump mbrojti sekretarin amerikan të Transportit, Sean Duffy, si dhe zyrtarët federalë të aviacionit për mënyrën se si menaxhuan ndërprerjen masive të trafikut ajror, e cila nisi të premten.

“Ai po bën një punë të shkëlqyer”, deklaroi presidenti amerikan.

Gjithashtu, Trump zbuloi se gjatë pezullimit të fluturimeve, të shpallur nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), ndodhej në një takim në Zyrën Ovale me Duffy-n dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Lini një koment