Le Pen: Franca do të vazhdojë t’i japë Ukrainës ndihmë nëse zgjidhem presidente
Liderja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen tha të hënën se nëse zgjidhet presidente pranverën e ardhshme, Franca do të vazhdojë t’i japë Ukrainës ndihmë materiale dhe humanitare.
Franca nuk ka buxhet për të ndihmuar më shumë Ukrainën financiarisht, por Le Pen shtoi se do të respektojë angazhimet e bëra tashmë ndaj Ukrainës, duke përfshirë një kredi të përbashkët prej 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian.
Sipas deklaratës, Le Pen i tha ambasadores t’i thoshte Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensyy se ajo do të ishte e disponueshme të takohej me të në Bruksel ose Paris.