Spanja do ta rrisë pagën minimale me 5.3% nga viti i ardhshëm, përfitojnë mbi 2.5 milionë punëtorë
Qeveria e Spanjës planifikon ta rrisë pagën minimale me 5.3% nga viti i ardhshëm, siç njofton Reuters, duke shënuar rritjen e nëntë nën administratën e udhëhequr nga socialistët që kur ajo erdhi në pushtet në vitin 2018. Njoftimin e bëri të hënën ministrja e Punës, Yolanda Diaz.
Njoftimi vjen më pak se dy javë para zgjedhjeve parlamentare të 29 nëntorit, ku socialistët dhe aleatët e tyre të së majtës ekstreme rezultojnë pas opozitës në shumicën e sondazheve. Rritja e propozuar e tejkalon parashikimin e Bankës së Spanjës për inflacionin e këtij viti prej 3.9%, si dhe leximin më të fundit 12-mujor deri në tetor prej 4.9%.
Masa do ta rrisë pagën minimale me 65 euro, në 1.286 euro në muaj, të paguara në 14 këste, përfshirë dy paga shtesë mujore në korrik dhe në dhjetor. Sipas qeverisë, rritja, e cila nuk do të tatohet, duhet të përfitojnë më shumë se 2.5 milionë punëtorë, kryesisht gra dhe të rinj.
Diaz tha për televizionin La Sexta se masa do të miratohet në mbledhjen e kabinetit të së martës. Me rritjen e planifikuar për vitin 2027, paga minimale e Spanjës do të jetë rritur me gati 75% nga niveli i vitit 2018, një shtim prej 550 eurosh në muaj gjatë nëntë viteve.